​Edi Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe këtë të premte e ka nisur me një thirrje për dialog drejtuar studentëve që prej ditësh po protestojnë në Tiranë. Shefi i qeverisë shqiptarë në videon që e ka publikuar në rrjetet sociale shihet duke i lënë ftesat për dialog në tryezën e betonit përballë kryeministrisë. Ky mesazh i…

Lajme

30/10/2026 08:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe këtë të premte e ka nisur me një thirrje për dialog drejtuar studentëve që prej ditësh po protestojnë në Tiranë.

Shefi i qeverisë shqiptarë në videon që e ka publikuar në rrjetet sociale shihet duke i lënë ftesat për dialog në tryezën e betonit përballë kryeministrisë.

Ky mesazh i Ramës vjen në ditën e 18-të të protestës së studentëve, të cilët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Kryeministri ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, duke argumentuar se qeveria ka marrë një mandat përmes zgjedhjeve. Kështu, ndërsa Rama vijon të kërkojë dialog, protestuesit këmbëngulin se zgjidhja që kërkojnë është largimi i tij nga detyra.

Protesta është shoqëruar edhe me episode tensioni dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve gjatë ditëve të fundit në Tiranë.

Ndërkohë, mobilizimi pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës. Për këtë të shtunë është bërë thirrje për një tjetër protestë kundër qeverisë, në kushtet kur palët vijojnë të mbajnë qëndrime të ndryshme dhe ende nuk ka një zhvillim që të sinjalizojë zgjidhjen e situatës.

Në ditën e 18-të, protesta vijon, ndërsa mbetet për t’u parë nëse thirrjet për dialog do të sjellin një zhvillim të ri në raportin mes qeverisë dhe protestuesve.