Edi Rama e quan “idiot ndërkombëtar” Prokurorin e Speciales

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot duke publikuar një video nga seanca që po zhvillohet në Hagë, ku katërsheja e UÇK-së po akuzohet për vepra të ndryshme penale. Në postimin e tij, Rama ka komentuar për Prokurorin e Speciales, Matt Halling, duke shkruar se ai është një “idiot ndërkombëtar”. Seanca ka përfshirë deklarata…

Lajme

10/02/2026 12:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sot duke publikuar një video nga seanca që po zhvillohet në Hagë, ku katërsheja e UÇK-së po akuzohet për vepra të ndryshme penale. Në postimin e tij, Rama ka komentuar për Prokurorin e Speciales, Matt Halling, duke shkruar se ai është një “idiot ndërkombëtar”.

Seanca ka përfshirë deklarata të Prokurorit që akuzon Hashim Thaçin dhe të tjerët për përfshirje në shumë vepra penale dhe përkrahje të drejtpërdrejtë të NPK-së.

Teksa sipas Halling, Thaçi ishte i aftë të maskonte atë se çfarë ndodhte, ku sipas tij vijoj duke thënë se “Rubin, Clark e ndërkombëtarët tjerë nuk e kuptuan”. /Lajmi.net/