Edhe Zvicra përkrahëse e Kosovës në UNESCO
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Zvicra i është bashkuar Kosovës në përpjekjen për anëtarësim në UNESCO.

Lajme
Me bashkimin e shtetit helvetik janë bërë 48 shtete që mbështetin kërkesën e Kosovës për anëtarësim.
“Sapo u informova nga homologu zviceran Didier Burkhalter, që edhe Zvicra ka vendosur të përkrah Republikën e Kosovës në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në UNESCO. Falënderoj shumë për ndihmën helvetike.”, ka shkruar Thaçi në Facebook.