Edhe tre muaj paraburgimi për Ukë Rugovën

Po ashtu, shtatë të pandehurve të tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e krimit të organizuar në lidhje me veprat shpërdorim i pozitës zyrtare, ushtrim i ndikimit dhe mashtrim.

Lajme

06/03/2014 09:48

Deputetit Ukë Rugova i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj.

Kështu ka vendosur dje një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, njofton EULEX.

“Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje ua ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve të akuzuar në lidhje me pretendimet për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë”.

“Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova është deputet në Kuvendin e Kosovës”.

“Po ashtu, shtatë të pandehurve tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak”.

“Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e Krimit të organizuar në lidhje me veprat Shpërdorim i pozitës zyrtare, Ushtrim i ndikimit dhe Mashtrim”.

“Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës”.

“Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”.