Edhe tre muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë. Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Lajmin për lajmi.net e ka dhënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të…

Lajme

25/04/2024 11:44

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Lajmin për lajmi.net e ka dhënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 22.04.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje dy muaj”, tha Gashi.