Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më 30 gusht 2026, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me peshë totale mbi 20 tonë. Kufizimi do të vlejë në autostradë nga ora 11:00 deri në orën 17:30, për shkak të temperaturave që parashikohet të arrijnë në…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot, më 30 gusht 2026, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me peshë totale mbi 20 tonë.
Kufizimi do të vlejë në autostradë nga ora 11:00 deri në orën 17:30, për shkak të temperaturave që parashikohet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.
Qarkullimi në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse do të vazhdojë pa kufizime.
Nga kjo masë përjashtohen automjetet e Policisë dhe institucioneve të sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Operatorët dhe drejtuesit e mjeteve janë ftuar ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin.