Edhe Shkupi feston fitoren e Erdoganit (Foto)

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gëzon respekt dhe simpati nga një numër i madh i shqiptarëve.

Lajme

01/11/2015 22:35

Fitorja e madhe e AK Partisë përveç nëpër qytetet e Turqisë, është ndjerë edhe në qytetet e Maqedonisë, veçanërisht në kryeqytet, në Shkup.

Qindra qytetarë shqiptarë dhe turq të mbledhur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me valle e këngë dedikuar presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, festuan fitoren e AK Partisë, e cila ka siguruar qeverisjen e vendit e vetme.

Festë të njëjtë ka pasur edhe në Prizren dhe Tetovë./AA

shkupi2