“Edhe sa herë do të provosh të zgjidhesh kryeparlamentare?” – Haxhiu thotë “pyeteni opozitën”
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë para gazetarëve, derisa po dilte nga Kuvendi i Kosovës pas dështimit të sotëm. Haxhiu ka ecur për në veturën e saj, ku shoferi i hapi e mbylli derën. Kur u pyet se edhe sa herë do të tentohet zgjedhja e kryeparlamentarit,…

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë para gazetarëve, derisa po dilte nga Kuvendi i Kosovës pas dështimit të sotëm.
Haxhiu ka ecur për në veturën e saj, ku shoferi i hapi e mbylli derën. Kur u pyet se edhe sa herë do të tentohet zgjedhja e kryeparlamentarit, ajo tha:
“Pyesni opozitën ju lutem”.
Propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë nuk ka kaluar serish.
Kjo pasi PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk po marrin pjesë në këtë votim, duke vlerësuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Për formimin e këtij komisioni sot kanë votuar vetëm 55 deputetë, kudër ka qenë 1 deputet, kurse abstenim nuk ka pasur.