Edhe Rrezarta Shkurta reagon për arrestimin e Elsa Lilës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, është arrestuar ditën e djeshme (e mërkurë) nga policia italiane pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi trafikimi droge.

ShowBiz

17/03/2022 17:25

Ajo u arrestua së bashku më 12 persona të tjerë që operonin në zonën e Acilias në Romë, shkruan lajmi.net.

Lidhur me rastin, të shumta kanë qenë reagimet që u bënë në internet nga të famshmit shqiptarë.

Një të tillë e ka bërë edhe këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila thekson se Elsa është një artiste e madhe të cilën e ka dashur gjithmonë.

“E gjeta kush e ka fajin. Kush bën këngë me Pirron e kap tersi me ligjin. Shaka”, ka shkruar ajo në një postim.

“Unë Elsën e kam dashur që kur isha fëmijë dhe do e dua përjetësisht. Le ta nisim ditën me pak art të vërtet, që një artiste e madhe e sjell lehtë. Pa temenara, vetëm me zërin e shpirtit”, ka thënë më tej Shkurta.

Ndërkohë në mesin e të arrestuarve ishin edhe disa boksierë të njohur shqiptarë. /Lajmi.net