Edhe Robbie Williams nudo para pasqyrës (FOTO +16)

Këngëtari i njohur britanik Robbie Williams ka bërë një veprim që nuk është i rrallë nga ana e tij.

ShowBiz

09/06/2016 16:35

Edhe në të kaluarën ai ka postuar imazhe eksplicite të trupit të tij. Por kësaj here Robbie ka tentuar të thyejë internetin.

Këtë gjë e ka vërtetuar vetë gruaja e tij Ayda Field. Ajo në emisionin ‘Loose Women’ ka treguar momentin e sikletshëm kur i është dashur ta fotografojë të shoqin krejtësisht lakuriq.

“Është dashur t’i bëjëm 20 fotografi. I kam thënë se njerëzit do të bëjnë shaka me ty”, ka thënë Field.

Por ishte entuziazmi i këngëtarit që e ka bërë atë të shkrepë fotografinë e duhur ku i shihej trupi në formë perfekte.

“Ai më tha: ‘Jam në formën më të mirë të mundshme. Le ta thyejmë internetin sikur Kim Kardashian’. Ndihesha në siklet por ishte dëshira e tij dhe e respektoj”, ka përfunduar 37 vjeçja Field./orainfo

Birthday suit: Despite her protestations, Robbie insisted that she took the snap which showed him fully nude with only his hands covering his modesty