Edhe PSG futet në garë për Mertens
Vazhdon të mbetet në pikëpyetje e ardhmja e Dries Mertens, kontrata e të cilit me Napolin është pranë përfundimit me palët që duken shumë larg arritjes së një marrëveshjeje për vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre.
Sport
Ofertat për sulmuesin belg sa vijnë e shtohen pasi pas Interit, Chelseat dhe Atletico Madrid, që kanë kohë në ndjekje të futbollistit në garë për kartonin e 33-vjeçarit është futur edhe Paris Saint Germain.
Klubi francez e shikon Mertens si alternativën kryesore për të zëvendësuar Edinson Cavanin, i cili me shumë mundësi do të largohet nga parizienët gjatë merkatos së verës.
Mertens është pjesë e Napolit që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga holandezët e PSV.