Edhe pse Porto fiton, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit
Ekipi i drejtuar nga Sergio Conceicao ka arritur që ta mposht me rezultat 2-1 homologun e tij Andrea Pirlo.
Sport
Porto tregoi nga minuta e parë se nuk ka ardhur për të luftuar për asgjë tjetër përpos fitores, duke shënuar gol në minutën e 2-të përmes Mehdi Taremi.
Edhe pse mendohej se në pjesën e dytë Juventus do të rikthehet në lojë, Porto arriti të shënoi gol përmes Mossa Maregas 46’, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, Federico Chiesa i mbushi me shpresë tifozët e Juventusit, pasi shënoi në minutën e 83-të për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.
Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 9 mars në Torino./Lajmi.net/
Porto 2 × 1 Juventus – ALL GOALS ⚽?pic.twitter.com/npECFb31Up
— #FastGoal (@Fastgoal2) February 17, 2021