“Edhe pak ditë, pas kaq shumë vitesh” – Buja me mesazh emocionues për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ish-kryetari i Lipjanit dhe ish-deputeti, Shukri Buja, ka përcjellë një mesazh të ndjerë pas takimit me bashkëluftëtarët e tij, Azem Sylen, Gani Kocin dhe Adem Grabovcin, duke rikujtuar rrugëtimin e tyre drejt lirisë dhe duke shprehur shpresën për kthimin e shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Buja ka thënë se takimi…

Lajme

19/08/2026 17:53

Ish-kryetari i Lipjanit dhe ish-deputeti, Shukri Buja, ka përcjellë një mesazh të ndjerë pas takimit me bashkëluftëtarët e tij, Azem Sylen, Gani Kocin dhe Adem Grabovcin, duke rikujtuar rrugëtimin e tyre drejt lirisë dhe duke shprehur shpresën për kthimin e shpejtë të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Buja ka thënë se takimi me bashkëluftëtarët ishte i mbushur me emocione, biseda dhe kujtime nga e kaluara, por edhe me shpresën për ditët që po afrohen.

“Edhe pak ditë… pas një pritjeje kaq të gjatë. Edhe pak durim… pas kaq shumë vitesh”, ka shkruar Buja.

Ai ka shprehur besimin se kjo do të jetë pritja e fundit dhe se së shpejti bashkëluftëtarët e tyre do të jenë sërish të lirë, pranë familjeve, miqve dhe qytetarëve të Kosovës.

Liria vonon, por shpresa nuk vdes! Bashkëluftëtarë, ju presim të lirë mes nesh!”, ka përfunduar Buja. /Lajmi.net/