Edhe një video me prapaskenat e klipit “Dua” nga Enca Haxhia
Enca Haxhia tre ditë më parë ka publikuar projektin e ri me titull "Dua".

ShowBiz
Kjo këngë ishte paralajmëruar shumë kohë më parë, ndërsa publikimi i klipit të saj ka bërë që këngëtarja dhe modeli që ishte pjesë e saj të komentohen shumë në mediet rozë, shkruan lajmi.net.
Kënga po pritet shumë mirë nga publiku duke marrë afro 2 milionë klikime në kanalin YouTube, ndërsa është në mesin e këngëve “trend” në shumë vende.
Në llogarinë e saj në Instagram, Enca ka postuar një video nga prapaskenat e xhirimit të klipit ku shfaqet në veturë duke kënduar pikërisht këtë këngë.
Lidhur me projektin, këngëtarja ka pranuar edhe shumë kritika lidhur me skenat tejet të nxehta me Pierluigi Fracassi. /Lajmi.net/