Edhe një shfaqje serbe me temë Kosovën

Në Beograd do të fillojë të shfaqet drama teatrale “Muri i Berlinit”, ku paraqet një vështrim të një autori serb për raportet mes shqiptareve dhe serbëve në Kosovë.

ShowBiz

08/03/2016 18:11

Siç thuhet në një njoftim të Teatrit të Dramës në Beograd, shfaqja paraqet kërkesën e shqiptarëve dhe serbëve për mbijetesën, pasionin dhe dashurinë.

Për dallim me disa projekte të mëhershme për realizimin e shfaqjeve me këtë tematikë, ku përfshiheshin serbët dhe shqiptarët, kjo shfaqje do të jetë e realizuar vetëm nga autorë e protagonist serbë, transmeton lajmi.net.

Tema që do të trajtohet në këtë shfaqje, bazohet në një improvizim të një ngjarje të vitit 1999. Shfaqja “Muri i Berlinit” është bërë nga regjisori serb Milan Neshkoviq, gjithashtu edhe aktorët janë nga Serbia./lajmi.net