Edhe një rast tjetër- E mitura sulmohet seksualisht nga i dyshuari 58 vjeçar në Gjilan

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga bashkëmoshatarët e tyre, e në shumicën e rasteve nga personat e moshës së rritur. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjilan,…

Lajme

09/04/2025 11:22

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga bashkëmoshatarët e tyre, e në shumicën e rasteve nga personat e moshës së rritur. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një e mitur është sulmuar seksualisht nga një 58-vjeçar.

E shoqëruar nga babai i saj, viktima e këtij rasti (15-vjeçare), dje e ka denoncuar rastin në Polici, pak orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se e mitura ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga pronari i një marketi, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.

Sipas deklaratave të tyre në Polici, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, brenda ambientit të marketit.

Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.

Pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm Seksual”.