Edhe një film tjetër kosovar në “World International Film Festival” (Video)

Pas 'AGNUS DEI' nga Agim Sopi dhe 'The Hero' nga Luan Kryeziu, edhe 'The underground electrician' u pranua në "World International Film Festival and world film distribution"

ShowBiz

19/05/2016 14:01

Profili i dokumentarit për jetën e Ajet Ferizit, tregon rutinën e tij si një punëtor i minierave.

The Underground Electrician”, me regji të Valmir Tertini, është një dokumentar observativ pa zë dhe pa intervistë, që përshkruan jetën e 38 vjeçarit dhe përvojën e tij të punës në miniera, shkruan lajmi.net.

Vetëm nëpërmjet imazheve, filmi paraqet këtë profesion dhe vështirësitë që duhet përballur inxhinieri elektrik i makinerive të rënda.

Ky dokumentar ka marrë pjesë edhe në festivalet e filmave në Amerikë, Angli dhe Evropë.

Së fundi filmi është pranuar edhe në DocuTiff, “Tirana International Film Festival”.

Tani filmin mund ta gjeni edhe në faqen zyrtare të “World International Film Festival“. /lajmi.net

YouTube player