Edhe një film për krimet serbe shfaqet para botës

Një film dokumentar mbi varrezat masive në Batajnicë do të jetë pjesë e festivalit prestigjioz të filmit Berlinale.

ShowBiz

20/01/2016 16:33

Filmi “Dubina dva” me regjisor Ognjen Glavonic nga Serbia tregon mbi varrezat masive në këtë pjesë të Beogradit, të cilat u zbuluan në vitin 2001 dhe që herë pas here bëhen temë lajmesh kur gjenden trupa të vendosur në to, raporton KultPlus.

Rreth 700 trupa të civilëve kosovarë janë zhvarrosur nga Kosova dhe janë transportuar me kamionë në këto varreza masive. Filmi me buxhet të vogël tregon mbi këta njerëz, historitë e tyre, dëshmitë dhe momentet prekëse.