Edhe një anëtar tjetër i Vetëvendosjes emërohet në bordin e Hekurudhave të Kosovës

Qeveria e Kosovës sot ka emëruar bordet e reja në Postë, Ujësjellës e në Hekurudhën e Kosovës.

Lajme

02/04/2020 23:58

E në këto borde, Lëvizja Vetëvendosja partia në pushtet e cila udhëheq qeverinë në detyrë me kryeministrin Albin Kurti ka emëruar njerëz të vet në këto borde.

Mirëpo kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përkujdesur që pak para largimit të tij, të rehatoj në bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, një bashkëpartiak të tij.

Lajmi.net ka gjetur se i emëruari si kryesues i bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Mentor Hyseni, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe një ndërmarrje tjetër miratimin nga kabineti qeveritar e ka marr edhe Vendimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. , në këtë përbërje:

Enis Berisha, kryesues dhe drejtor;
Vjollca Jashari, drejtore;
Artan Dermaku, drejtor; dhe
Abdullah Lala, drejtor.

Anëtar i VV-së figuron të jetë Artan Dermaku. Ai është profesor në Universitetin e Gjilanit dhe ishte anëtarësuar në VV në vitin 2018, më 27 Gusht, shkruan Reporteri.net.

“Ka punuar dy vite në kompaninë “Siemens”, pastaj si hulumtues shkencor në Universitetin Teknik të Vjenës, dhe si mësimdhënës në universitete publike e kolegje private në Kosovë. Më shumë shkencë e shkencëtarë në Lëvizjen tonë politike do të përkthehet në më shumë konsistencë dhe dije në politikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti në postimin për të. /Lajmi.net/