Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj avokatit Hana dhe instruktorit Islami për dallavere me pronat e RTP-së
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj avokatit Venhar Hana dhe instruktorit Dritmir Islami, lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), në lagjen Veternik të Prishtinës. Kjo është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja e Gjykatës, Milrinda Gashi, e cila…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj avokatit Venhar Hana dhe instruktorit Dritmir Islami, lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), në lagjen Veternik të Prishtinës.
Kjo është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja e Gjykatës, Milrinda Gashi, e cila bëri të ditur se masa është vazhaduar deri më 9 shtator 2025.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 04.07.2025, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve V.H. dhe D.I, të dyshuar për veprat penale Falsifikim i dokumentit, Mashtrimi dhe Legalizimi i përmbajtjes e rreme, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës me datë 09.07.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve V.H. dhe D.I iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj për secilin, e cila masë do të zgjasë deri me datë 09.09.2025.
“Betimi për Drejtësi” ka publikuar dosjen e Prokurorisë, e cila kishte parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit Venhar Hana dhe Dritmir Islami, lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) në lagjen Veternik të Prishtinës.