Edhe në vikend, Vuçiç “i kthehet Kosovës”: Paralajmëron projekt të ri infrastrukturor

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot për projektet infrastrukturore që synon të ndërtojë. Kreu i shtetit serba ka përmendur edhe një “autostradë” që do të arrijë deri në Jarinje, derisa ka thënë se dëshiron që atë ta vazhdojë atë disa kilometra edhe brenda Kosovës. Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia e…

Lajme

02/05/2026 20:15

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot për projektet infrastrukturore që synon të ndërtojë.

Kreu i shtetit serba ka përmendur edhe një “autostradë” që do të arrijë deri në Jarinje, derisa ka thënë se dëshiron që atë ta vazhdojë atë disa kilometra edhe brenda Kosovës.

Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia e paguan gjithë investimin, duke thënë se amerikanët duhet të sigurohen që Kosova nuk e pengon.

“Jemi të gatshëm të paguajmë për ndërtimin, pra 45 kilometra autostradë deri në Mitrovicë”, ka deklaruar Vuçiq.

“Ne po paguajmë gjithçka, çmimin e plotë, vetëm që amerikanët të sigurohen që Prishtina të mos shkaktojë probleme për këtë çështje”, ka shtuar Vuçiç.