Edhe në Belgjikë duan të marrin burg “me qira” në Kosovë

Një deputet belg, nga radhët e Partisë Nacionaliste Konservatore, Aleanca e Re Flamane, Theo Francken, ka premtuar se në rast se fitojnë zgjedhjet në Belgjikë, do të marrin me qira një burg në Kosovë. “Pas zgjedhjeve, ne do të ndërtojmë/marrim me qira një burg në Kosovë për t’i strehuar të gjitha plehrat ilegale. Kushton një…

Lajme

25/04/2024 14:32

Një deputet belg, nga radhët e Partisë Nacionaliste Konservatore, Aleanca e Re Flamane, Theo Francken, ka premtuar se në rast se fitojnë zgjedhjet në Belgjikë, do të marrin me qira një burg në Kosovë.

“Pas zgjedhjeve, ne do të ndërtojmë/marrim me qira një burg në Kosovë për t’i strehuar të gjitha plehrat ilegale. Kushton një cent, por do ta bëjë vendin tonë më të sigurt. Ide e mirë?” – shkroi ai në rrjetin X.

Para disa viteve Danimarka propozoi të marrë me qira një pjesë të Burgut të Gjilan në shfrytëzim në Kosovë.

Qeveria e Kosovës e pranoi ofertën e Danimarkës, por sot e kësaj dite kjo marrëveshje ka mbetur të votohet të enjten. /Lajmi.net/