Edhe Mërgim Lushtaku shihet pranë stacionit të policisë në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është duke u intervistuar në stacionin policor në këtë qytet, lidhur me incidentin e djeshëm me kreun e degës së LVV-së atje, Hysni Mehanin. Intervistimi i tij vjen as 24 orë pasi Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Speciale, zbarkoi në qendër të qytetit, duke nxitur reagim të madh…

Lajme

15/05/2026 16:16

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është duke u intervistuar në stacionin policor në këtë qytet, lidhur me incidentin e djeshëm me kreun e degës së LVV-së atje, Hysni Mehanin.

Intervistimi i tij vjen as 24 orë pasi Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Speciale, zbarkoi në qendër të qytetit, duke nxitur reagim të madh të qytetarëve që dolën nëpër rrugë në shenjë proteste.

Edhe sot po ashtu, qytetarët janë mbledhur, bashkë me ish-deputetin, Mërgim Lushtaku, të cilët ndodhen para Policisë, ndërsa presin që kryetari të dalë nga stacioni./Lajmi.net/