Edhe Man City fiton nga shitja e Sancho te Man Utd

Jadon Sancho është shumë afër transferimit tek skuadra e Manchester United.

Sport

05/08/2020 10:30

Mirëpo sipas asaj që shkruan The Times, përfitues në këtë transferim do të jetë edhe skuadra e Manchester Cityt.

Sipas asaj që raportohet në momentin kur talenti anglez nënshkroi me Dortmundin, Mancester City futi një klauzolë prej 15% të fitmit, në rast të transferimit te ndonjë skuadër tjetër.

Dortmund ka kërkuar nga Manchester United që dëshiron 108 milionë paund për anglezin, që do të thotë se skuadra e Pep Guardiolës do të mund të fitojë deri në 15 milionë paund në rast të ndonjë marrëveshje. /Lajmi.net/