Edhe ikona e Liverpool i shqetësuar për kontratën e Salah: Lë shumë në pikëpyetje

Mohamed Salah mund të jetë largimi tjetër i madh nga Liverpool.

Sport

26/06/2022 17:30

Pas Sadio Mane, edhe situata e Mo Salah është e paqartë te skuadra e Liverpool, dhe për të po flasin edhe ish-lojtarët e ‘Reds’.

Një nga ta është Robbie Fowler, i cili thotë se gjithçka duket në pikëpyetje dhe jo mirë për skuadrën.

“Nuk do të pretendoj se e di çfarë po ndodh me kontratën e tij, por përgjigja duket se është: jo shumë. Kjo lë shumë pikëpyetje”, ka thënë Fowler, transmeton lajmi.net.

“Një gjë është e qartë, klubi ka bërë disa kalkulime të qarta dhe precize, pa emocione në raport me Mane. Ai është 31 vjeçar në prill dhe donte kontratë të madhe si një nga lojtarët më të mirë në botë. S’i vë faj”, shtoi tutje lojtari, duke lënë të hapur një mundësi që të veprohet njësoj me Salah.

Mo Salah para fillimit të verës lidhej me kalimin e mundshëm te Barcelona, por tashmë ato spekulime nuk janë më. Nuk dihet ku mund të përfundojë Salah, nëse nuk rinovon me Liverpool. /Lajmi.net/