Edhe Haxhiu njësoj: Luftë hibride kundrejt VV-së, Dejona është aktiviste e hershme të cilën e çmoj shumë

Ministrja e Drejtësisë në Republikën e Kosovës, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë sot në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT në 25 vjetorin e themelimit. Haxhiu nuk iu ka shpëtuar gazetarëve pa e pyetur në lidhje me bisedat e publikuara në media të koordinatores së VV-së, Dejona Mihali…

Lajme

17/10/2024 13:11

Ministrja e Drejtësisë në Republikën e Kosovës, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë sot në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës-QKRMT në 25 vjetorin e themelimit.

Haxhiu nuk iu ka shpëtuar gazetarëve pa e pyetur në lidhje me bisedat e publikuara në media të koordinatores së VV-së, Dejona Mihali me ish shefin e KEK-ut Nagip Krasniqi ku vërehet pushteti i madh i Mihalit në Lëvizjen Vetëvendosje por edhe në institucionet e Kosovës.

Si çdo anëtarë tjetër i LVV-së, ashtu si edhe kryeministri Kurti, ministrja Haxhiu këto biseda i quajti “luftë hibride ndaj LVV-së”.

Haxhiu ka thënë se Dejona është aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje të cilën ka thënë se e çmon shumë, shkruan lajmi.net.

“Unë besoj e keni parë qëndrimin tonë, kjo është një luftë hibride që po bëhet kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje. Dejona natyrisht që është një bashkëpunëtore e jona, një aktiviste e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje të cilën unë e çmoj shumë”, ka thënë Haxhiu.

Si luftë hibride e cilësoi edhe kryeministri Albin Kurti, audio-incizimin e fundit të publikuar në media në mes të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lilës me kryetarroristin, Milan Radojiçiç.