Edhe futbollistët e Ferizajt, Drenicës e Gjilanit pajisen me policë të sigurimit shëndetësor

Pas futbollistëve të Ballkanit me policë të sigurimit shëndetësor janë pajisur edhe futbollistët e Ferizajt, Drenicës dhe Gjilanit. Në fakt, gjatë ditës së sotme presidenti Agim Ademi ka vizituar këto tri klube, së bashku me drejtorin e kompanisë Sigal Uniqa Group, Saimir Dhamo, e ku kanë bërë shpërndarjen e policave të sigurimit për futbollistët si…

Sport

01/11/2022 20:53

Pas futbollistëve të Ballkanit me policë të sigurimit shëndetësor janë pajisur edhe futbollistët e Ferizajt, Drenicës dhe Gjilanit.

Në fakt, gjatë ditës së sotme presidenti Agim Ademi ka vizituar këto tri klube, së bashku me drejtorin e kompanisë Sigal Uniqa Group, Saimir Dhamo, e ku kanë bërë shpërndarjen e policave të sigurimit për futbollistët si dhe kanë shpjeguar përparësitë që ofron kjo policë për shërbimet shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e klubeve dhe futbollistët kanë falënderuar presidentin Ademi dhe FFK-në për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, i cili i ndihmon drejtpërdrejt si klubet ashtu edhe futbollistët.

Nga ky projekt do të përfitojnë futbollistët e klubeve të Superligës në të dyja konkurrencat, Ligës së Parë në të dyja konkurrencat si dhe Ligës së Dytë në konkurrencën e meshkujve. /Lajmi.net/