Edhe Ford-i me veturë elektrike, ja se si do të duket

Ford ka ofruar një pamje të veturës së ardhshme elektrike, e cila pritet të debutojë në vitin 2020.

Auto & Tek

10/05/2019 05:25

Vetura mësohet të jetë e tipit ‘SUV’, së cilës nuk i është vënë ndonjë emër zyrtar ende, por që supozohet se do të emërohet ‘Mustang Mach-E’, transmeton lajmi.net.

Duke marrë për bazë popullaritetin që iu është dhënë kohëve të fundit veturave të tipit ‘Coupe’, modeli Mach-E ka potencialin të ketë shitje masive.

Megjithëse ende nuk është bërë asgjë e ditur as në lidhje me specifikat e veturës në fjalë, Ford është siguruar që të konfirmojë datën e daljes në shitje.

Vetura do plasohet në treg në fund të 2020-ës, e cila pritet të jetë një konkurrent serioz i veturës ‘Model Y’ nga radhët e kompanisë së automobilave ‘Tesla’. /Lajmi.net/