Edhe Bebe Rexha shumë shpejtë në Kosovë
Bebe Rexha ka treguar se muajin e ardhshëm do të jetë në Kosovë.

ShowBiz
Këngëtarja shqiptare tashmë e njohur dhe e dashur në gjithë botën, Bebe Rexha, ka treguar se ajo do të vijë në shtator në Kosovë.
Gjatë një sesioni me pyetje e përgjigje në rrjetin social Twitter, Bebe i ka kthyer përgjigjen një pyetjeje në shqip drejtuar asaj, shkruan lajmi.net.
Atë e kanë pyetur se “kur po vjen në Kosovë”, ndërsa Rexha është përgjigjur shkurt “në shator”.
Nuk dihet ende nëse këngëtarja do të mbajë ndonjë koncert, për të realizuar ndonjë projekt apo do të jetë thjeshtë vizitë në trojet shqiptare./lajmi.net
@BebeRexha kur po vjen n’kosove?
— Dafy ➕✖️ (@Martin_Garrixs) August 7, 2016
September. https://t.co/fW7uD2Cwaf
— Bebe Rexha (@BebeRexha) August 7, 2016