Edhe BBC shkruan për shqetësimet e Përfaqësueses së Kosovës
BBC është ndër mediet e shumta që sot ka shkruar për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport
Edhe kjo medie, cek problemet me të cilat po përballet trajneri Albert Bunjaki, një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme me Finlandën.
Kosova është në pritje të përgjigjes së FIFA-s edhe për gjashtë futbollistë.
“Kosovës i duhet të presë deri në ditën e ndeshjes së parë konkurruese për të parë nëse FIFA ua lejon gjashtë futbollistëve të saj të luajnë”, shkruan BBC, përcjell Lajmi.net.
“Territori i Ballkanit që shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, u bë anëtar i FIFA-s në maj, dhe disa kosovarë që kanë luajtur për vendet tjera, kanë kërkuar të ndryshojnë ekip”, vazhdon BBC.