Edhe Azpilicueta kundër VAR, kërkon reforma: Pse mos ta përdorim ashtu si duhet

Kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta, ka dhënë disa komente lidhur me teknologjinë VAR, e cila po përdoet në futboll.

Sport

04/11/2019 10:30

VAR ka hasur në kritika të shumta dhe si pikë kryesore e kritikave ka qenë mënyra se si kjo teknologji po përdoret.

Azpilicueta beson se Premierliga ka një sistem të çuditshëm VAR-i, duke kërkuar kështu që të bëhen ndryshime.

“Kemi shumë takime për VAR. Ka një ekran të madh në fushë që gjyqtari të shikojë dhe të shoh pse morri vendimin që të mos akordojë penalltinë” tha fillimisht spanjolli.

“Ne nuk po e përdorim sistemin në mënyren e duhur, për t’i ndihmuar gjyqtarët që të marrin vendimin e duhur. Ata janë njerëz, njësoj si lojtarët” vazhdoi Azpilicueta, transmeton lajmi.net.

“Ne bëjmë gabime, por pse mos të përdorim sistemin në rrugën e duhur? Kjo është poenta ime në këtë rast. Mund të ndihmojë” ka shtuar ndër të tjerash kapiteni i ‘Bluve’.

Chelsea u dëmtua me një penallti gjatë fundjavës, nga një kontakt i lehtë, që mund edhe të mos kthehej në penallti. /Lajmi.net/