Edhe 930 raste me COVID-19 në Kosovë, një i vdekur
Edhe 930 raste me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Rezultatet vijnë pas 2 mijë e 779 testimeve, shkruan lajmi.net. Në këtë periudhë kohore është shënuar edhe një rast i vdekjes. Numri i rasteve aktive është 8 mijë e 702. /Lajmi.net/
