Edhe 324 mijë euro për kompaninë ku punoi drejtori i Shpend Ahmetit (Dokument)
Pak para zgjedhjeve, Komuna e Prishtinës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka vendosur që banorëve të fshatit Barilevë t'u çaset me një rrugë të kushtueshme. Punimet do t’i kryej kompania “Sopi”, ku drejtori i Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi, i cili do të udhëheq këto punime, ishte menaxher te kjo kompani në të kaluarën.
Lajme
Kompania N.N.P. “Sopi”, e miqve të Hysen Durmishit, nuk kishte marrë asnjë tenderë nga Isa Mustafa më herët në Komunën e Prishtinës, por gjatë këtyre viteve ajo është shpërblyer majmë nga qeverisja e Shpend Ahmetit, përkatësisht nga drejtoria që tani udhëheq Hysen Durmishi, shkruan lajmi.net.
Drejtori i Shpend Ahmetit, Hysen Durmishi, në biografinë e tij zyrtare e konfirmon edhe vetë që në vitet 2009-2010 ka qenë menaxher i ndërtimit në N.N.P “SOPI” në Prizren. Për një vit, Durmishi e shpërbleu ish-kompaninë ku kishte punuar me mbi 1.2 milion euro.
Kontrata që quhet “Ndërtimi i disa rrugëve në fshatin Barilevë” është nënshkruar më 8 shtator 2017 , në mes të Zyrës së Prokurimit të Prishtinës dhe kompanisë fituese, ndërsa si fitues ishte shpallur me datë 28 gusht. Vlera e kontratës është 324.457, 38 euro.
Vetëm në vitin 2015, ish-kompania e menaxhuar nga Durmishi, ka marrë 4 projekte prej drejtorisë që udhëheq vetë Durmishi.
Në bashkëpunim me kompaninë “Teknika Project”, kompanisë “Sopi” i ishte dhënë tenderi për ndërtimin e rrugës Matiçan-Butovc-Kolovicë, në vlerë prej 486, 367 euro. Pronarët e këtyre dy kompanive janë vëllezër, dhe ata janë Naim e Qazim Sopi. Sërish në me kompaninë “Teknika Project”, kompanisë “Sopi” i ishte dhënë tenderi për ndërtimin e rrugës Breznicë-Barilevë, në vlerë prej 290, 303 euro. Po ashtu kishte fituar tenderin “Ndërtimin e rrugës në lagjen “Kurti” në Barilevë”, në vlerë prej 260, 584 euro.
Në fund të vitit 2015, kompanisë “Sopi”, i ishte dhënë tenderin edhe për “ndërtimin e disa rrugëve lidhëse me rrugën për Gazimestan”, në vlerë prej 172, 395 euro.
Ndërsa, ky i fundit për nderimin e disa rrugëbe në Barilevë ka të bëjë me asfaltimin e disa rrugicavenë fshatin“Barilevë-Lagjia Leci”- Prishtinë L= 1.473 km. Rrugët ekzistuese janë rrugë te fshati te shtruar me një shtrese zhavorri.
Ky projekt përbehet nga katër lagje e te cilat kanë edhe degët (krihet) e veta.
Lagjia Leci përbehet prej 7 kriheve me gjatësi totale prej 1.473kM. /Lajmi.net/
