E vrau ish-gruan në vitin 2024, Valon Aliut i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Në Gjykatën Themelore të Ferizaj pritet të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj Valon Aliut, që dyshohet se e vrau ish-gruan Erona Coklin, më 12 prill 2024 te Qendra për Punë Sociale në Ferizaj. I njejti po aty dyshohet se ai plagosi edhe vellain, derisa këta ai quan për ta parë djalin te QPS. Aliu e…

Lajme

15/07/2025 14:17

Në Gjykatën Themelore të Ferizaj pritet të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj Valon Aliut, që dyshohet se e vrau ish-gruan Erona Coklin, më 12 prill 2024 te Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

I njejti po aty dyshohet se ai plagosi edhe vellain, derisa këta ai quan për ta parë djalin te QPS.

Aliu e kishte gjuajtur të ndjerën me armë zjarri në kraharor dhe pastaj vëllain e saj në krahun e tij të djathtë, njofton Klankosova.tv.

Derisa e ndjera kishte filluar të largohet ai dyshohet se e kishte goditur edhe njëherë në gjoks dhe pastaj në anën e majt të kokës.

Për vrasjen e rëndë që dyshohet se e bëri Valon Aliut i është bërë ekzaminim psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, i cili e nxori mirë psiqikisht.

Mjeku Arsim Gashi që ia bëri këtë ekzaminim është thirrur të dëgjohet sot në gjykatë me kërkesë të avokatit të familjes Cokli.