E veshur kuq e zi, Dua Lipa i tregon botës se mezi pret të kthehet në atdhe

Dua Lipa mezi pret të vijë në Kosovë.

ShowBiz

25/07/2019 11:28

Këngëtarja Dua Lipa nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ka treguar se mezi po pret që të kthehet në vendlindje, shkruan lajmi.net.

Ajo është shfaqur e veshur kuq e zi, me ngjyra e flamurit kombëtar.

“Një javë derisa të kthehem në atdhe !!”, ka shkruar ajo derisa ka njoftuar edhe njëherë se do të marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill” i cili do të mbahet me 2 3 dhe 4 gusht në Parkun e Germisë.

Ndër të tjera Dua po e shijon suksesin e saj në muzikë dhe është një ndër emrat më të komentuar në botën e shoubizit të huaj.

Edhe jeta e saj private ka zënë vend të veçantë në ballinat e mediave rozë./Lajmi.net/