E vërteta për korsetët e dietave

Tingëllon shumë fantastike, apo jo? Kjo është dieta e korsetit që humb peshë. Janë ato korsetët që femrat i përdorin për t’u dukur të dobëta. Aktorja Jessica Albba tregoi për sekrete e saj se çfarë bëri që humbi aq shumë peshë dhe ka trup fantastik, pas dy shtatzënive që kishte. Ja çfarë përmbante dieta: Ajo…

Lifestyle

24/10/2013 06:00

Tingëllon shumë fantastike, apo jo?

Kjo është dieta e korsetit që humb peshë. Janë ato korsetët që femrat i përdorin për t’u dukur të dobëta.

Aktorja Jessica Albba tregoi për sekrete e saj se çfarë bëri që humbi aq shumë peshë dhe ka trup fantastik, pas dy shtatzënive që kishte.

Ja çfarë përmbante dieta:

Ajo thoshte se i mbante në  trup dy korsetë, edhe natën, edhe ditën, për 3 muaj rresht.

“Ishte pak e sikletshme, por ia vlente”.

Shumë artikuj flasin lidhur me këtë korsetë, duke sugjeruar që ta mbani në trup, sepse ai është aq i ngushtë, dhe nëse e mbani për rreth 6 orë në ditë maksimalisht, 4 deri në 5 cm mund të humbni peshë në pjesën e barkut.

Por, a kryen punë kjo gjë?

Një nutriciste ka deklaruar se jo, nuk kryen punë, është shumë qesharake dhe diçka që nuk mund të realizohet. Korsetët vetëm ju bëjnë të dukeni më të dobët, fizikisht mund t’ju ndryshojnë pamjen tërësisht. Dhe nëse dikush përdor korsetë dhe mendon se po humb peshë, nuk është ashtu.

Por, ideja e të dukurit e dobët, sepse keni korsetin në trup, ju bën të ndiheni mirë dhe nuk dëshironi të konsumoni asgjë, sepse ju pëlqen vetja në atë mënyrë.