E turpshme: Shpalosin flamurin kombëtar, dënohen rëndë nga Federata
Kllubi shqiptar Otrant Olimpik, që militon në futbollin malazez ka marrë një dënimi absurd nga Federata e këtij shteti.
Sport
Për shkak të shpalosjes së një flamuri shqiptar në shkallët e stadiumit, gjatë ndeshjes kundër Ibrit, ata pritet të dënohen keq.
Federata malazeze ka nisur menjëherë procedurat disiplinore kundër ekipit shqiptar, me shkakun “organizim i dobët” i ndeshjes, nga ku mësohet se klubi nga Ulqini është dënuar më një gjobë prej 500 euro.
Otranti njihet mirë nga skuadrat e Kosovës, të cilat zhvillojnë miqësore me të gjatë përgatitjeve në Ulqin.
Po ashtu, Otranti është edhe pjesëmarrës i turneut “Kupa e Pavarësisë” që zhvillohet çdo vit në Shqipëri.