E tmerrshme, vetura shpërthen në zjarr, burri merr djegie të shkallës së tretë (Video)

Një burrë mori djegie të shkallës së tretë pasi vetura e tij shpërtheu në zjarr, teksa gjendej në një pikë karburanti.

Bota

16/06/2016 18:17

Incidenti ndodhi në Rochester të NewYork-ut, rreth 12 e 20 ditën e së mërkurës, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Policia tha se 45-vjeçari një burrë grek i identifikuar si Igor Pataco, sapo kishte vendosur karburant në bagazhin e veturës para se ai papritur të kaplohej nga zjarri.

Ai mori disa djegie në 30 përqind të trupit të tij, ndërsa zyrtarët shëndetësorë thonë se lëndimet e tij nuk janë kërcënim për jetën.

Hetuesit ende janë duke hulumtuar rreth shkakut të shpërthimit./lajmi.net

YouTube player