Bardiqi kërkon falje: Mesazhi për “karate” ishte sarkazëm dhe lidhej me bisedë private
Deputeti i VV-së, Naim Bardiqi, ka reaguar pas publikimit të një mesazhi ku shihej duke përdorur shprehjen “karate” në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit. Ai ka deklaruar se mesazhi është keqinterpretuar dhe se bëhej fjalë për sarkazëm në një komunikim privat me miq, duke mohuar se kishte ndonjë qëllim politik në të, raporton…
Lajme
Deputeti i VV-së, Naim Bardiqi, ka reaguar pas publikimit të një mesazhi ku shihej duke përdorur shprehjen “karate” në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ai ka deklaruar se mesazhi është keqinterpretuar dhe se bëhej fjalë për sarkazëm në një komunikim privat me miq, duke mohuar se kishte ndonjë qëllim politik në të, raporton lajmi.net
“Ato mesazhe ka qenë më sarkazëm, është fyerje e privatësisë – e keni pa që fjala ‘karate’ është në thonjëza që thjesht nënkupton se edhe në mungesë të opozitës, deputetët e mazhorancës bëjnë votimin sipas rregullave dhe procedurave. E dëgjuat kryetaren e konfirmoi se vetëm një deputet ka kërkuar leje që mund të mungojë në seancë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. E përmendi se nuk e kam dhënë asnjë epitet, është bisedë mes miqve. Kam qenë duke anuluar një termin për një festë të një miku dy javë më parë”, tha Bardiq para mediave.
Ai gjithashtu kërkoi falje për atë shprehje.
“Konsideroj se është cenim i privatësisë, ai vend është vend i punës për deputetët. Prandaj mesazhet në privat e konsideroj se nuk janë për publikun. Prej këtu kërkoj falje nëse ka pasur ndonjë rrezon, qoftë për Lëvizjen Vetëvendosje, qytetarët dhe votuesit. S’ka të bëjë me asgjë, as ofenduese e as asgjë”, deklaroi ai para mediave./Lajmi.net/