E tmerrshme, myslimanët shia festojnë Ashuret me akte brutale (Pamje të rënda)
Pamje shokuese të të rinjve myslimanë të sektit shia duke goditur vetën më thikë në kokë si pjesë të ritualit të tyre në Ditën e shenjtë të Ashures, janë publikuar sot.
Bota
Çdo vit, myslimanët shia në gjithë botën marrin pjesë në këtë ceremoni të vetë gjakosjes për të shënuar ditën e dhjetë të kalendarit islamik për të mbajtur zi për vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Imam Huseinit, në Betejën e Qerbelasë.
Myslimanët shia festojnë datën – të cilës ata i referohen si Ditën e Shlyerjes – kur izraelitët u liruan nga Faraoni i Egjiptit, shkruan Dailymail.
Fotografi të shfaqura tregojnë djem të rinj duke bërë paradë poshtë rrugëve të kryeqytetit të Irakut në Bagdad duke derdhur gjak nga kokat e tyre të plagosura dhe të veshur me rrobat e tyre të bardha, ndërsa shoqërohen nga nënat e tyre të veshura tërësisht në të zeza.
Disa myslimanë përkujtojnë ditën duke kryer akte brutale të vetëshkatërrimit, të tjerët godasin gjoksin e tyre, transmeton lajmi.net.
Shumë njerëz gjithashtu zgjedhin të bëjnë një pelegrinazh në Mashhad al-Husyn në Irak, i cili mendohet të jetë vend pushimi i Imam Huseinit.
Dita e Ashures është bërë një festë kombëtare në disa vende kryesisht myslimane, duke përfshirë Afganistanin, Iranin, Irakun, Libanin, Bahrein dhe Pakistan./lajmi.net.