E thotë Ornstein: Chelsea në bisedime me Barcën, për Frenkie de Jong

Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’. Ylli holandez ka qenë lojtari më i komentuar i Barcelonës gjatë kësaj merkatoje, me emrin e tij që lidhej me Manchester United. Frenkie refuzoi çdo opsion që e dërgonte tek United, por raportime të shpeshta ka pasur se lojtari do të…

Sport

03/08/2022 09:06

Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.

Ylli holandez ka qenë lojtari më i komentuar i Barcelonës gjatë kësaj merkatoje, me emrin e tij që lidhej me Manchester United.

Frenkie refuzoi çdo opsion që e dërgonte tek United, por raportime të shpeshta ka pasur se lojtari do të shqyrtonte opsionet Chelsea dhe Bayern Munich.

Tani, sipas David Ornstein, Chelsea janë në bisedime me Barcelonën, për transferimin e Frenkie de Jong, transmeton lajmi.net.

‘Blutë’ janë optimistë se mund të mbyllin një marrëveshje për transferimin e holandezit.

Sapo Barca të shesë kartonin e Frenkie de Jong, aksionet për Bernardo Silva do të nisin. /Lajmi.net/