E thjeshtë dhe e bukur, Kendall mahnitëse në kampanjën e re të “Calvin Klein”
Kendall Jenner vjen edhe këtë herë unike në fotosesionin e ri.

ShowBiz
Për dallim prej motrave të saj, Kendall Jenner e nisi karrierën në pasarelat e modës, shkruan lajmi.net.
Ajo nuk është e dhënë në botën e biznesit, por në modelim po tregohet shumë emër i suksesshëm, andaj hyn në listën e emrave më të kërkuar në këtë fushë.
Së fundi, bukuroshja realizoi një fotosesion të ri, në të cilin reklamon koleksionin e ri të markës “Calvin Klein”.
Kjo nuk është hera e parë që modelja ka bashkëpunuar me këtë markë, që është imazhi më i mirë për t’i reklamuar produktet e saj.
Në këtë fotosesion, Kendall erdhi me kostume të ndryshme dhe pozoi në vende të ndryshme, por dukej tejet e veçantë.
Kendall kishte aplikuar një grim të lehtë në fytyrë, kurse flokët i kishte lëshuar në kaharor, por dukej për mrekulli. /Lajmi.net/