E tepron Simiq: Mbi 16 mijë persona protestuan sot kundër taksës

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë se mbi 16 mijë qytetarë janë mbledhur sot për të protestuar paqësisht në katër lokacione në Kosovë.

Lajme

23/11/2018 15:19

“Mbi 16 mijë veta protestuan sot në Kosovë e Metohi për të kundërshtuar taksën ndaj produkteve serbe dhe arrestimin e katër serbëve në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë Rakiq.

Protestat janë mbajtur rreth mesditës në Jarinjë, Rudar, Zupçë e Merdare, por edhe në Graçanicë e Shtërpcë.