E shiti në verë, Juve dëshiron rikthimin e yllit të Bolognas

Riccardo Orsolini vlen të paktën 70 milionë euro mes interesit të raportuar nga Juventus, sipas drejtorit sportiv të Bolongnas, Walter Sabatini.

Sport

11/02/2020 08:19

Orsolini, 23 vjeç, iu bashkua Bolongnas si huazim nga Juve në janar 2018 para se të bëhej transferim i përhershëm përpara këtij sezoni.

Sulmuesi ka shënuar shtatë gola dhe ka ndihmuar me katër asistime në 23 ndeshje të Serisë A këtë sezon, duke çuar në raportet që Juve mund të jenë të interesuar ta rikthejnë atë në Torino, përcjell lajmi.net.

“Në procesin e negociatave, ne biseduam me Juventusin për një mundësi të mundshme për blerje, por ajo kurrë nuk u shkrua, kështu që mbeti vetëm verbale”, tha Sabatini për ETV.

“Për momentin, është e paimagjinueshme që ai mund të shitej për shifrat që janë përmendur në media. Ne do ta diskutonim atë me Juventusin për të siguruar që të gjithë ishin të kënaqur me situatën”.

“Ne jemi një klub i fortë dhe, nëse lojtari do të largohej, do të na kërkon kompensim. Në çdo rast, ne nuk po mendojmë për largimin e tij për momentin dhe ai nuk është në treg. Por ai vlen 70 milionë euro të paktën”, u shpreh ai. /Lajmi.net/