E shfrytëzuan për shërbime seksuale të miturën, një muaj paraburgim për dy persona

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit për dy të pandehurit A.I dhe Ç.H. me dyshimin se kanë kryer veprat penale trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale.

Lajme

24/07/2019 17:34

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, përcjell lajmi.net.

“Ekziston dyshimi i bazuar se pasi i pandehuri A.I. ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur G.B. dhe pastaj duke qenë në dijeni për gjendjen e saj ekonomike, rrethanat sociale dhe moshën e të miturës, me datë 20.07.2019 të njëjtën e ka bindur që të shkojë në qytetin e Mitrovicës, ku atje i ka aranzhuar takime me persona të ndryshëm me qëllim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale në këmbim të parave. Në të njëjtën datë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Ç.H ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit gjegjësisht të dëmtuarës së mitur G.B. ashtu që përmes të pandehurit A.I. është takuar me të dëmtuarën”, thuhet në komunikatë.