E rrallë: Vetura hyn nëpër fundin e ylberit (Foto)

Legjenda thotë se të gjesh fundin e ylberit dhe të hysh në të mund të transformohesh – ose të gjesh një vazo me flori.

Auto & Tek

03/06/2017 20:56

Por siç e dëshmon kjo fotografi më poshtë, kjo legjendë do të vazhdojë të mbetet vetëm një legjendë.

Kjo pasi një veturë ‘4×4’ e gjeti vetën në fundin e ylberit duke udhëtuar nëpër një autostradë, transmeton Gazeta Express.

Përderisa shumë prej nesh shohim ylberin, pak kanë pasur fat që të shohin se ku përfundon në fakt ai.

Madje edhe shumë pak njerëz e kanë kapur këtë moment në kamerë. Kjo fotografi e rrallë u bë nga një fotograf amator përderisa ishte duke udhëtuar në Kaliforni.