E rrallë: 25 vjeçarja lind nëntë fëmijë

Një grua 25 vjeçare nga Mali ka lindur nëntë foshnje, dy më shumë sesa kishin zbuluar mjekët gjatë ultrazërit.

Fun

04/02/2022 11:18

Halima Cisse ka lindur nëntë fëmijët me prerje cezariane dhe gëzon shëndet të plotë, njoftojnë nga ministria e Shëndetit në Mali, transmeton lajmi.net.

Foshnjat pesë vajza dhe katër djem po ashtu gëzojnë shëndet të mirë.

Nëna gjatë shtatzënisë u përcoll nga një klinikë marokene, pas një shtrimi dy javor në spitalin Point G në Bamako.

Disa muaj pas lindjes, të gjitha foshnjat janë në shëndet të mirë dhe prindërit po shikojnë mundësinë që të rrisin edhe më shumë familjen. /Lajmi.net/