“E rrahu për vdekje e më pas e mbuloi me batanije të vdekur” – Prokuroria ngre aktakuzë ndaj djalit që vrau nënën e tij në Restelicë të Dragashit
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari me inicialet F.B, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”. Sipas aktakuzës, më 20 janar 2026, në Restelicë të Dragashit, pas një fjalosjeje me nënën e tij me inicialet T.B, i pandehuri e ka sulmuar fizikisht atë duke e goditur…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari me inicialet F.B, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
Sipas aktakuzës, më 20 janar 2026, në Restelicë të Dragashit, pas një fjalosjeje me nënën e tij me inicialet T.B, i pandehuri e ka sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit.
Si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara, viktima ka pësuar shok traumatik dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Më pas, i pandehuri trupin e viktimës e ka vendosur në divan dhe e ka mbuluar me batanije, ndërsa trupi është zbuluar nga të afërmit, të cilët kishin shkuar në shtëpi të shqetësuar për gjendjen e saj.
“Nga ekzaminimi psikiatrik dhe psikologjik hospitalor në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, ka rezultuar se në momentin e kryerjes së veprës penale, aftësia e të kuptuarit dhe kontrollës së veprimeve të të pandehurit ka qenë e zvogëluar në shkallë jo esenciale. Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, i pandehuri i lartcekur, për veprën penale për të cilën akuzohet, të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren. /Lajmi.net/