E rëndë: Theret me thikë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therë me thikë mbrëmjen e sotme në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj. I lënduari është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt,…
Lajme
Një 23-vjeçar është therë me thikë mbrëmjen e sotme në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.
I lënduari është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ku tha se therja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat dhe hetuesit policorë, ndërsa më pas janë angazhuar edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë.
“Nga hetimet fillestare është konstatuar se, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i lënduar një person, mashkull, rreth 23 vjeç. Viktima është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është transportuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Për të gjitha veprimet e nevojshme policore është njoftuar prokurori i shtetit”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.