E quajti Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, PZAP gjobit Donika Gërvallën me 10 mijë euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me 10 mijë euro ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. PZAP këtë vendim e ka marrë pasi e njëjta në një tubim elektoral në qytetin e Deçanit, e ka quajtur kandidatin e AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”. Sipas PZAP-së, Gërvalla ka…
Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me 10 mijë euro ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
PZAP këtë vendim e ka marrë pasi e njëjta në një tubim elektoral në qytetin e Deçanit, e ka quajtur kandidatin e AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”.
Sipas PZAP-së, Gërvalla ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese duke nxitur urrejtje ndaj subjekteve tjera politike dhe kjo konsiderohet shkelje e rregullave të fushatës zgjedhore në Kosovë.
Paneli vlerëson se partitë dhe kandidatët janë të detyruar të respektojnë etikën zgjedhore dhe të shmangin veprime që mund të sjellin pasiguri apo të përkeqësojnë atmosferën politike dhe ne përgjithësi atmosfere destabiliteti.
Zv/kryeministrja Gërvalla gjatë deklarimit të saj javën e kaluar në Deçan zgjodhi që të flasë edhe për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Por jo siç të gjithë e prisnin. Ajo zgjodhi që Haradinajn ta ofendojë, e të tentojë ta përulë kontributin e tij për çlirimin e Kosovës.
Ajo iu referua Haradinajn si “i ashtuquajturi hero” si dhe “gjeneral të vetëshpallur”.
“Ju e njihni të ashtuquajturin hero të Çakorrit që ju premton anëtarësim të NATO-s për tre muaj madje”. Vëllezër, Kosova në NATO nuk hyn as me gjeneralë të vetëshpallur e as me katër milionë euro buxhet në vit për ushtri siç ishte më parë. Ende pa i fshirë fotografitë me Radojçiqin, thotë që kryeministri dhe qeveria e juaj qenla bashkëpunëtore e Serbisë. Ky kryeministër që Radojçiqin e mposhti në Banjskë, ia shkatërroi bandat, ia konfiskoi pasurinë marramendëse e dëboi nga Ksoova, dhe e izoloi përgjithmonë në Serbi”, ka thënë Gërvalla në një tubim elektoral në Deçan.
Pas kësaj deklarate reagime të shumta pati në drejtim të Gërvallës. Nga OVL-UÇK e dënuan gjuhën ofenduese e të ashpër të Gërvallës. Përpos kësaj reagime pati edhe nga familja Haradinaj, e emra të njohur publik të vendit./Lajmi.net/